Paris Saint-Germain mori një fitore të rëndësishme në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Arsenalin me rezultatin 1-0 në “Emirates Stadium”.
Ekipi francez e zgjidhi takimin që në minutat e para, falë një goli të shënuar nga Ousmane Dembélé në minutën e 4-t.
Arsenali u përpoq të reagonte dhe pati disa raste për të barazuar. Në fillimin e fraksionit të dytë, Mikel Merino e dërgoi topin në rrjetë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, rezultati nuk ndryshoi dhe PSG-ja u largua nga Londra me një avantazh të rëndësishëm.
Ndeshja e kthimit do të luhet javën e ardhshme në Paris, ku do të vendoset se cila nga dy skuadrat do të sigurojë një vend në finalen e madhe të këtij edicioni të Ligës së Kampionëve.
/tvklan.al