Qeveria ka marrë një nisëm e cila do të japë për çdo anëtar familjeje në nevojë, i cili trajnohet në një shkollë profesionale 3500 lekë të vjetra.

Lajmin e ka dhënë nga Shkodra ministri i Ekonomisë dhe Financave Arben Ahmetaj, i cili tha se pavarësisht ndihmës ekonomike që përfiton familja e tij, nëse ai vendos të trajnohet do të marrë këtë shumë e për të siguruar më pas në të ardhmen punësim, në bazë të arsimit që merr.

Ahmetaj inauguroi gjatë vizitës në Shkodër shkollën rikonstruktuar “Hamdi Bushati”, ku falë këtij investimi 500 nxënës do të studiojnë në profilet hoteleri-turizëm, konfeksione dhe ekonomi-biznes.

Tv Klan