Redjona Rrodhe, arsimtare në Gramsh, denoncon në emisionin “STOP” manipulimin, që i është bërë me pikët e portalit “Mësues për Shqipërinë”. Ajo tregon se nuk i janë llogaritur as pikët e gjuhës së huaj dhe as ato të masterit. Specialistja e fushës pranon se pikët e Redjonës janë përllogaritur gabim. Por personi përgjegjës i ZA Gramsh, Isa Basha, nuk pranon të japë shpjegime mbi këtë shkelje, duke u mjaftuar me kërkesën për noterizim të dëshmisë së gjuhës. Nga një investigim i “STOP” rezulton se drejtori i ZA Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka futur në punë rreth 20 arsimtarë, pa konkurim në protalin “Mësues për Shqipërinë”.

“I jam drejtuar emisionit “STOP” sepse unë kam mbaruar shkollën e lartë, lënda Edukatë qytetare dhe Histori. Kam mbaruar masterin profesional për Edukatë-Histori dhe kam mbaruar një master tjetër plus për Drejtim dhe Menaxhim Arsimi, 2 vjeçare. Sivjet mbush 5 vjet për të dhënë kualifikimin e mësuesve dhe duke dorëzuar të gjitha dokumentat në zyrën arsimore, shikoj që nuk është bërë një vlerësim rigoroz me dokumentat e mia. Pikë së pari, e njëjta diplomë masteri vjet është vlerësuar ndërsa këtë vit nuk e kanë vlerësuar. Një mësuese tjetër që është në po të njëjtin kualifikim me mua, çertifikatën e anglishtes ja kanë vlerësuar, ndërsa mua nuk ma kanë vlerësuar.”

Gazetari – Sa ka qenë limiti i pikëve që ju duhet të merrnit?

“Sipas përllogaritjeve, i bie që unë të këm 30 pikë maksimale, ndërsa ata më kanë vlerësuar me 15 pikë, që është qesharake! I kam dhënë kërkesë zyrës arsimore, ku kam parashtruar të gjithë dokumentat e mia të noterizuara, dhe akoma nuk më kanë kthyer një përgjigje në lidhje me atë çka unë kërkoj, vlerësimin.”

Gazetari i emisionit “STOP” i është drejtuar Institutit të Zhvillimit të Arsimit, për të marrë një përgjigje rreth këtij shqetësimi.

Dorina Rapti, përgjegjësia e sektorit të kualifikimit të mësuesëve në IZHA, tregon se Redjona Rrodhe ka 5 vjet në arsim dhe se ka fituar 15 pikë, të bazuara në dokumentat që ka dorëzuar, ndërsa në pjesën e bonuseve ka 0 pikë.

“Me sa shikoj, zonja ka një master në Drejtim dhe Administrim Arsimi, i cili është jashtë formimit të detyruar të saj. Këto lloj masterash e kanë bonusin 8 pikë dhe pastaj kategoria e dytë e bonuseve janë gjuhët e huaja,  që janë 7 pikë.”

Gazetari – Pra pikët e bonusit zonja i plotëson, por nuk i janë shënuar?

“Besoj se i plotëson.”

 

“STOP” iu drejtua Isa Bashës, specialistit në ZHA të Gramshit.

Isa Basha – Ato që kë, mund t’i shkruash me kërkesë. Depozito kërkesën dhe….

Gazetari – Jo, kërkesë, jo…

Isa Basha – Depozito kërkesën dhe t;i kapim me shkrim.

Gazetari – Një sekondë! Jo kërkesë!

Isa Basha – Me manipulime, me këto, nuk merrem unë!

Gazetari – Kush bën manipulime?

Isa Basha – Kaq di të them unë. Më dërgo një shkresë zyrtare dhe të përgjigjem.

Gazetari – Kush janë manipulimet? Na e trego!

Isa Basha – Kaq po të them unë! Na dërgo një shkresë zyrtare. Sapo më njoftuan për një vdekje tani dhe më duhet të lëviz.

Gazetari – Dëgjo, të lutem! Vetëm më dëgjo një sekondë!

Gazetari i tregon videon ku Dorina Rapti, përgjegjësia e sektorit të kualifikimit të mësuesëve në IZHA, tregon se Redjona Rrodhe duhet të ketë 30 pikë dhe jo 15.

Isa Basha – Po, shumë mirë! Në rregull.

Gazetari – Kush është manipulator këtu? Ne apo ju?

Isa Basha – Nuk kemi hequr pikë. Ajo mund të jetë bërë, mund të jetë, mund të jetë… Dërgo atë shkresën zyrtare…

Gazetari – O zotëri! Unë nuk dal nga zyra.

Isa Basha – Më dërgo shkresën zyrtare, i nderuar!

Gazetari – Çfarë shkrese zyrtare? Ti ke provat, ti ke ujkun, thua gjurmët o zotëri.

Isa Basha – Gjurmët gjejini aty!

Gazetari – Ja IZHA-ja, specialistja me zë dhe me figurë ta thotë, që Toeic-u dhe masteri kanë 15 pikë.  Pse nuk ja keni quajtur?

Isa Basha – Më dërgo shkresën zyrtare! Kaq po të thëm! Problemi është që nuk e ka paraqitur, as të notëerizuar.

Gazetari – Në rregull gjuhën e huaj, po masterin?

Isa Basha – Masterin nuk e ka… Nuk e kam idenë tani se çfarë ka në dosje. Nuk mund të flas.

Gazetari – Po ju jeni marrë me dosjet zotëri!

Rasti II

Mësuese Alketa Çala denoncoi Zëvendësimin e vendit të punës me një zooteknike në shkollën Shëmriz. Drejtori i shkollës Shëmriz, Sybi Karaj shprehet se mësuesja është emëruar në këtë shkollë, në bazë të një diplome që tregon se ka kryer kursin e plotë në Fakultetin Veterinari dhe se aty ka qenë pa arsimin përkatës.

Alketa Çela u rikthye në punë, pas lejes së lindjes, por jo në profilin e saj, në shkollën  Xhile Liçi. Xhevit Dermyshi, drejtori i ZA në Gramsh, thotë se këtu ka një problematikë, ndërsa Shyqo Pole, drejtori i shkollës Xhile Liçi, thotë se në bazë të udhëzimit 44 kjo është një shkelje e ligjit.

Në zyrën arsimore të Gramshit u vërejtën disa probleme të tjera. Një ndër to është Kristi Muha, i cili dyshohet se është diplomuar në mungesë. Xhevit Dermyshi shprehet se nuk ka asnjë infromacion për këtë çështje, por nëse rezulton e vërtetë, është një shkëljë shumë e rëndë.

Xhevit Dermyshi – Nëse nuk e njeh ndonjëri nga këta. Ose po marrim një përqindje, kështu të paktën një të mos e njohë, të paktën një. Kjo tregon, që aty ka ndonjë gjë që nuk shkon. Të thotë ai i matematikës, që unë s’e kam parë me sy ose ai i biologjisë, që s’e kam parë me sy, të paktën një.

Telefonata e parë, me m

ësuesin e Frëngjishtes, Nuredin Zenelin.

Ish-mësuesja – Kristi Muha a ndodhet i regjistruar në regjistër?

Mësuesi i Frëngjishtes – Po, po! Deri dje, pardje, i janë vënë mungesa.

Ish-mësuesja – E ke parë? Emrin e ke parë?

Mësuesi i Frëngjishtes – Normale, normale!

Ish-mësuesja – Është në klasë të 9-të aktualisht?

Mësuesi i Frëngjishtes– Është në klasë të 9-të aktualisht, i reegjistruar, a më kupton?

Ish-mësuesja – Po ka ardhur ndonjë ditë ai, sa për sy e faqe, kështu apo jo?

Mësuesi i Frëngjishtes  – Jo,jo! Fare, fare.

Drejtori i shkollës Xhile Liçi thotë se ky nxënës ka ngelur në vjeshtë, në 2 lëndë.

Telefonata e dytë, me një nxënëse në klasë me Kristin.

Ish-mësuesja – Alo! Melda jeni?

Nxënëse në klasë me Kristin – Po.

Ish-mësuesja – Më mban mend? Jam mësuese Alketa, që jepja lëndën biologji-kimi.

Nxënëse në klase më Kristin – Po, po.

Ish-mësuesja – Atëherë Melda, dua të të pyes, në klasë me Kristin Muhën ke qenë ti?

Nxënëse në klasë me Kristin – Po.

Ish-mësuesja – Ka ardhur Kristi ndonjë ditë në klasën tuaj?

Nxënëse në klasë me Kristin – Jo, jo! Asnjëherë, as në provim shteti.

Ish-mësuesja – Çfarë tiparesh ka Kristi?

Nxënëse në klasë me Kristin – S’e di o zysh, s’ka ardhur asnjëherë në shkollën tonë ai.

Telefonata e tretë, me një nxënës në klasë me Kristin.

Ish-mësuesja – Kush jeni ju?

Nxënës në klasë me Kristin – Fatmiri.

Ish-mësuesja – Më mban mend? Jam mësuese Alketa.

Nxënës në klasë me Kristin – Po.

Ish-mësuesja – Tani unë dua të të pyes pak, Kristi Muha është në klasë me ju? A ka ardhur ndonjëherë te klasa juaj?

Nxënës në klasë me Kristin – Jo, te klasa jonë asnjëherë.

Ish-mësuesja – Asnjëherë?! Nuk e di çafrë tiparesh ka Kristi?

Nxënës në klasë me Kristin – Jo, jo!

 

Por mesa duket, nuk mbarojnë këtu problemet e zyrës së arsimit në Gramsh! Emisioni “STOP” ka zbuluar dhjetëra raste, ku  drejtori i ZA-së Gramsh, Xhevit Dermyshi, ka punësuar mësues, të cilët nuk i janë nënshtruar portalit “mësuës për SHqipërinë”./tvklan.al