Në televizionin Klan ka nisur sezoni i dytë i serialit shumë të ndjekur “Hakmarrje”, ku vëmendjen e shikuesve e ka tërhequr mungesa e njërit prej personazheve kryesorë, Ryzgarit.

Nejat Isler, i cili luante rolin e Ryzgarit në serial, mësohet se është zëvendësuar nga aktori i njohur turk, Yigit Ozsener, që njihet në Shqipëri për rolin e Xhengizit në serialin “Ezel”.

Sipas gazetës Milliyet, Ryzgari është larguar nga seriali për arsye shumë serioze shëndetësore.

Disa muaj pas largimit nga seriali, ai u shtrua në spital ku qëndroi për 95 ditë në reanimacion.

Aktori i dashur vuante nga shoku septik, një sëmundje shumë e rrezikshme që mund t’i merrte jetën nëse nuk do zbuluar në kohë.

Gazeta turke “Yeni Safak” tha se nga kjo sëmundje janë prekur rreth 30 milionë njerëz në botë.

Çfarë është shoku septik?

Shoku septik, ose sepsis është rezultat i një infeksioni që shkakton ndryshime dramatike në trup. Është shumë i rrezikshëm dhe kërcënues serioz për jetën. Kjo ndodh kur kimikatet që luftojnë infeksionin përzihen me gjakun duke shkaktuar reagime inflamatore.

Simptomat përfshijnë ethe, hipotermi, rrahje të shpejta zemre dhe frymëmarrje të shpejtë si pasojë e nevojës së madhe për oksigjen. /tvklan.al