Ish-kujdestari: Druhej nga kritikat që mori pas fushatës për të ndalur eksplozivët

Një ish-ndihmës i Princeshës Diana ka zbuluar arsyen pse ajo vonoi kthimin në Britaninë e Madhe 24 orë  para vdekjes së saj pas shpërthimit të polemikave rreth fushatës së saj të minave tokësore. Ajo bëri thirrje për të ndaluar eksplozivët por u përball me shumë kritika.

Vendimi i saj pasoi zinxhirin e ngjarjeve që përfunduan me vdekjen e saj më 31 Gusht 1997. Diana fillimisht synonte të kthehej në Londër deri më 28 Gusht, por në minutat e fundit zgjati udhëtimin për tre ditë.

Detajet e bisedës së saj të fundit telefonike para se të humbte jetën kanë dalë në dritë, me mikun dhe gazetarin e saj Richard Kay. Ai tha: “Ajo ishte pak e trazuar. Planet e saj kishin shkuar keq. Ajo ishte në ankth të shkonte në shtëpi për të parë djemtë e saj”.

Lady Diana humbi jetën në një aksident në Paris, por edhe pse kanë kaluar shumë vite misteri i asaj nate vazhdon të pushtojë titujt e mediave britanike.

Klan News