Në kohërat e vjetra, orizi i zi ishte ekskluzivisht për mbretërinë kineze, ndërsa për mijëra vjet është konsumuar në pjesë e Azisë. Vetëm nga ky detaj kuptohet se sa i rëndësishëm është konsumimi i tij.

Orizi i zi është shumë më pak i përpunuar sesa i bardhi dhe detoksifikon ndjeshëm trupin tonë. Ndihmon në mirëfunksionimin e mëlçisë dhe si një produkt i tërë kokrrizash, jep të gjitha benefitet e një ushqimi me nivel të lartë fibrash.

Fibrat ndihmojnë në funksionimin e duhur të sistemit të tretjes, si dhe në funksionimin e rregullt të zorrëve. Fibrat gjithashtu ju bën të ndjeheni të ngopur dhe për këtë arsye ju ndihmojn të kontrolloni peshën.

Gjithashtu, karbohidratet e papërpunuara të përfshira në orizin e zi ngadalësojnë thithjen e sheqerit në gjak. Gjithashtu orizi i zi është një ushqim i pasur pa gluten dhe vitaminë E. /tvklan.al