Një pasarelë të veçantë ofroi shtëpia franceze e modës Chanel në sfilatën e saj të javës së modës në Paris. Art, jo vetëm me veshjet, por edhe me skenografinë e pasarelës.

Modelet dilnin nga brendësia e disa statujave të lëvizshme me forma kafshësh të mëdha të punuara me karton dhe dru. Statujat përmbanin motivet e veshjeve të prezantuara nga modelet që prej andej, ato nisnin sfilatën e koleksionit luksoz pranveror.

Koleksioni i ri dominohet nga palltot e fildishta, fundet e shkurtra, me motive që shkëlqejnë kryesisht të luleve. Dominon e bardha, por gama e ngjyrave varion nga ato të zbehtat deri tek të errëtat e theksuara.

Java pariziene e modës vijon deri të Enjten, me marka të tjera të famshme franceze.

Tv Klan