Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Arta Dade:- “Shprehim keqardhjen që dështoi elementi diplomatik, e kam fjalën për bisedimet e fundit të Hollbruk me Millosheviç dhe natyrisht nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe natyrisht përshëndesim qëndrimin e Natos, qoftë edhe për të bombarduar pozicionet ushtarake serbe, në mënyrë që të shpëtohet popullsia civile. Siç e ka vënë re opinion publik qeveria shqiptare është në gadishmëri të plotë për të përballuar çdo lloj situate dhe sigurisht kemi edhe garancitë përkatëse nga Nato., përkatësisht nga Solana, që Nato nuk do të lejojë cënimin e republikës së Shqipërisë. Megjithatë unë mendoj se në rastë rreziku të gjithë duhet të mbrojmë integritetin e Shqipërisë”.

Gazetari:- A do të mbështesni ju vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në një pjesë të territorit? Është fjala për kufijtë verior të Shqipërisë.

Arta Dade:- “Natyrisht në qoftë se kjo do të jetë kërkesë e domosdoshme do ta mbështesim sepse situate po precipiton mesa duket drejt një situate tepër të vështirë dhe të rrezikshme”.

Gazetar:- Keni sinjale se opozita mund të rikthehet sot në parlament për të diskutuar sëbashku për këtë çështje kaq të vështirë të Kosovës?

Arta Dade:- “Opozita ka pasur shumë raste dhe shance për tu kthyer në parlament veçanërisht për çështjen e Kosovës, dhe unë mendoj që parrulla “Një Komb një qëndrim” duhet të mbështetet nga veprat përkatëse përsa i përketë PD, dhe askujt nuk i vjen mirë që vendet e saj në parlament mbeten bosh, kur është fjala më madhore të kombit shqiptar”./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame