Artan Hoxha: Gramoz Rexhepi më telefonoi nga burgu, nuk është si trafikantët që jemi mësuar


Artan Hoxha: Gramoz Rexhepi më telefonoi nga burgu, nuk është si trafikantët që jemi mësuar

21:56 30/01/2020

Mbrëmjen e sotme në “Opinion” në Tv Klan, gazetari Artan Hoxha ka treguar se tre vite më parë ka marrë një telefonatë nga Gramoz Rexhepi, që përflitet si personi që ka urdhëruar pengmarrjen e Jan Prengës disa ditë më parë në Kamëz.

Hoxha e ka cilësuar ata si një person të rrezikshëm, me një kalibër krejt tjetër nga trafikantët “që jemi mësuar të flasim”.

Gazetari ka treguar se në vitin 2017 ka marrë një telefonatë prej tij, ndërsa ky i fundit ndodhej në burg.

Hoxha i kishte përmendur emrin një natë më parë në një emisionin, dhe ditën tjetër, nga burgu, ai e kishte marrë në telefon, por komunikimi nuk kishte zgjatur pasi gazetari kishte fikur telefonin.  

“Para 3 vitesh në 2017, kemi qenë në një emision për kanabis, dhe kam thënë është gjë e vogël kanabisi para trafikut të kokainës dhe grupet tona janë aq përpara sot, sa kur ta marrim vesh ne se çfarë po ndodh, do fillojmë të mbledhim kufoma. E kam thënë 15 Shtator 2017, kam qenë në një emision, ishte ditë e premte, ishte ora 10, me idenë nuk po ndiqet ky emision.

Të nesërmen në 11 paradite kam qenë në Vlorë, dhe më bie telefoni nga një numër që nuk e njihja, unë nuk i hap numrat që nuk i njoh. Por ishte prefiks i panjohur, se kisha parë ndonjëherë, kur i bie herën e dytë, hap telefonin.

Më thotë jam Gramoz Rexhepi, marr nga filan burg në Kuito, dhe u habita, se në 10 të darkës i kisha përmendur emrin. Më tha ke bërë një shkrim në gazetë, i thash që nuk shkruaj më në gazetë. Nga burgu në Kuito gjeti numrin e telefonit dhe më gjeti ku isha. Në atë moment kam fik telefonin. Nuk është thjeshtë si trafikantët e kokainës që jemi mësuar ne. E ka nis si vrasës me pagesë… Ndërkohë ka vrarë dy policë në Krujë, pa iu dridhur dora fare, është një kalibër krejt tjetër nga ai që jemi mësuar të flasim”. /tvklan.al




Të ngjashme