Artan Hoxha nxjerr videon në Opinion: Maneci dhe Astrit Avdyli, me Benz të blinduar ndërmjetësojnë për një gjobë 500 mijë Euro


Artan Hoxha nxjerr videon në Opinion: Maneci dhe Astrit Avdyli, me Benz të blinduar ndërmjetësojnë për një gjobë 500 mijë Euro

21:38 06/10/2022

Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin Opinion në Tv Klan një video se si disa persona të njohur skeduar nga Policia dhe Prokuroria Shqiptare, po negociojnë për një gjobë prej 500 mijë Euro.

Bëhet fjalë për Arben Mërkurin i njohur dhe me pseudonimin “Maneci” i cili u vra në Maj 2022, dhe për Astrit Avdylin, i dalë në përgjimet e dosjes 339 për blerje votash në zgjedhje.

Këta persona, shpjegoi gazetari Artan Hoxha, po bisedojnë me nënën e një personi të cilit i ëshyë vendosur gjobë 500 mijë Euro.

Kjo është një ngjarje që ka ndodhur më 31 Maj të vitit 2018. Ky mjeti është i blinduar. Këtu në fund është një fuoristradë tjetër ku janë 4 persona të armatosur. Këta ndodhen në një bazë në rrethinat e Shijakut apo Sukthit në atë zonë dhe ky këtu është Maneci apo Arben Mërkuri që u ekzekutua në 18 Maj për të cilin vëllezërit Beqiraj kanë folur dhe ata thonë si ka ndodhur vrasja e këtij.

Ky është i njohur tek dosje 339, ky është Astrit Avdyli, njëri nga vëllezërit Avdylaj. Kjo është para se të bëheshin arrestimet e 339. Këtu pas kësaj derës është një grua e vjetër. Ajo ka një djalë dhe djalit të saj i është vënë një gjobë 500 mijë Euro. Ai ka paguar 240 mijë Euro dhe nuk e ka blerë dot lirinë e vetë. Gjoba nuk i është vënë nga këta persona. Ata kanë hyrë ndërmjetës, kanë ardhur tek nëna e tij sepse ai vetë ka ikur ka ndjerë rrezikun se mund të vritet”, tregoi gazetari Artan Hoxha.

/tvklan.al












Të ngjashme