Artan Hoxha ishte i ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan këtë të mërkurë pasi publikoi pamjet që sipas tij janë të kryetarit të Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla, duke konsumuar kokainë.

Gazetari tregoi se ka rënë në disponim të videos prej të paktën katër muajsh. Pamjet janë xhiruar pak kohë pasi, Alla ka marrë mandatin si kryetar bashkie, pas zgjedhjeve të 30 Qershorit.

Hoxha u shpreh se nuk kishte për qëllim dhe objektiv kryebashkiakun Alla. Ai tha se videoja është më e gjatë dhe se ka shkëputur vetëm disa fragmentë. Gazetari i ka hequr kohën videos që të mos zbulojë datën dhe vendin ku është realizuar. Kjo sepse nuk do të identifikojë qytetarët që mund të kenë pasoja nga ky publikim i videos.

Blendi Fevziu: Si të ra në dorë videoja?

Artan Hoxha: Me këtë pjesën e videos është bërë loja më e madhe ditën e sotme.

Blendi Fevziu: Pse?

Artan Hoxha: Sepse duan të identifikojnë kush e nxorri.

Blendi Fevziu: Personat kishin dijeni që kur ju e deklaruat që kishit video që ishin ata?

Artan Hoxha: Në fillim shumica e kryetarëve të bashkive e kanë çuar ndonjë kallauz…

Blendi Fevziu: Pse të gjithë drogë marrin këta?

Artan Hoxha: Jo sepse nuk kisha thënë në fillim çfarë është. Kisha thënë vetëm video diskretituese.

Blendi Fevziu: Ratë në disponim të videos?

Artan Hoxha: Kam bërë verifikimet. Në fillim rashë në dijeni të faktit që aty përdoret lënë narkotike nga funksionarë të këtij niveli. E kam parë në disa qytete të vogla dhe janë larg syrit të medias dhe ky është një problem shumë i madh. Mua ma dhanë për të tjerë se nuk e dija që ishte ky në valle. Duke hulumtuar personalitetin e tij nuk më përputhej me informacionet që kisha me videon. Është një personazh që nuk ka ngarkesë penale dhe kriminale. Përveç një episodi për një tender. Ka mbaruar shkollën për mësues të edukimit fizik./tvklan.al