Kreu i agjencisë së Kadastrës, Arta Lame, shpjegoi këtë të mërkurë se si u transformua zona e yllit të Spillesë. Gjatë një interviste në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Lame tha se këshilli bashkiak ka ndryshuar statusin e pyllit.

Pastaj janë marrë disa banorë të fshatit, të cilëve iu është dhënë prona. Ata e kanë shitur më vonë pronën, derisa të humben gjurmët. Kreu i Kadastrës theksoi se edhe pse shteti e di që zona e pyllit të Spillesë është publike, në fakt aty ka disa pronarë tokash.

Lame theksoi se pronarët e tokave janë koperturë.

Artan Lame: Kjo nuk është një çudi e Lalëzit. Ky është një fenomen i përhapur në bregdetin shqiptar. Ky është pylli i Spillesë. Është një nga të vetmet pyje bregdetare që ka mbetur i akoma i paprekur dhe pazënë. Këtu është deti, fasha e rërës, fasha e pyllit dhe zona e tokave bujqësore. Çdo rrip nga këta ka nga një fshatar dhe kjo fasha këtu që vazhdon dhe nga mbrapa janë toka bujqësore që kanë qenë të kooperativës. Në ‘91-shin u prish kooperativa dhe këta ndanë tokat. Absurdi është që toka kooperative ndahen dhe sot. Ndanë kooperativën dy-tre vitet e para me ato të famshmet AMTP. Pas ‘95-s ku mbaruan rrinin te klubi i fshatit dhe thonin çfarë mbeti ndonjë gjë tjetër pa ndarë. Mbeti kjo kodra e Zenelit pa ndarë. Çfarë është kodra e Zenelit? Është tokë e pafrytshme. Hajde e ndajmë, e gjeti tre veta nga fshati dhe ndan tokën. Ata tre veta merrnin nga një 5 lekësh dhe toka rishitej. Vajti ‘97, ‘98, 2000 u mbaruan tokat. Çfarë ka mbetur është kjo zona e pyllit. Pylli nuk lejohet të ndahet se nuk ishte tokë kooperative. Çfarë ndodhi? U mblodhën dhe thanë po sikur t’ia ndryshojmë statusi kësaj zone. Statusi ndryshohet nga këshilli bashkiak. I ndryshohej statusi nga pyll në tokë bujqësore, gjenden tre fshatarë. Konsiderohej sikur nuk ishin plotësuar me tokë dhe iu jepej parcela në Spille. Pastaj rishitej dhe e merrnin. Kjo bëhej për dy arsye. Që mos ti mbetej atij dhe e dyta pas kalimit të dytë, të tretë fillojnë humbasin gjurmët. Ne pyllin e Spillesë që dimë se është shtet sot kjo është gjendja aktuale.

Blendi Fevziu: Shteti e di për shtet dhe këto janë 100 veta që i kanë tokat?

Artan Lame: Sa persona kanë parcelat kanë edhe tokat.

Blendi Fevziu: I kanë të njëjtat persona apo kanë futur banditë?

Artan Lame: Jo jo fare. Aty gjen gjithë botën. Emrat aty janë koperturë. Prokuroria e zbuloi në një moment të caktuar dhe shpërtheu. U bënë gjyqe, u dënuan njerëz, por ama prokuroria nuk u mor me produktin e veprës penale. Toka iu mbeti atyre. /tvklan.al