Biseda me policët: Çfarë kokaine? Ajo s’është e imja fare!
Policia: Çohu, çohu!
Këto janë momentet e ndalimit të Artan Tafanit, 39-vjeçarit që rrëfeu për drejtësinë 18 krime të kryera nga Laert Haxhiu dhe 14 persona të tjerë përgjatë viteve 2021-2022 në disa qytete të Shqipërisë dhe në Greqi.
Siç duket nga pamjet, fillimisht ai tentoi t’i ikte policisë, duke u fshehur në hotelin që kishte rezervuar ne Savër të Lushnjes, por u kap në një ambient të fshehur në katin e fundit të hotelit.
Kur hetuesit e dërgojnë në dhomën ku po qëndronte dhe i treguan kokainën dhe pistoletën që kishin gjetur, ai mohon që droga të ishte e tija. Kur efektivët i treguan kokainën e sekuestruar, ai mohoi të ishte e tij.
Tafani: “Çfarë kokaine thonë, nuk është e imja”!
Tafai iu fsheh drejtësisë që prej Qershorit, kohë kur kreu grabitjen e një pike të këmbimit valutor në zonën e Astirit në Tiranë. Për arratinë e ndihmuan edhe mjetet e falsifikuara të identifikimit, siç është kjo kartë greke.
Prokuroria e Elbasanit, e cila nxori 16 urdhër ndalimet për personat të cilët rezultuan të përfshirë në 6 vrasjet dhe 12 krimet e tjera si shpërthime me tritol, apo gjobëvënie, do të dorëzojë në Gjykatë kërkesat për caktim të masës së sigurisë.
Tafani, një nga njerëzit e afërt të Laert Haxhiut, besohet se mund të ketë dijeni edhe për ngjarje të tjera kriminale të pazbardhura ende.
Për t’i krijuar atij kushtet e favorshme me qëllim që të mos heqë dorë nga bashkëpunimi me drejtësinë, familja e tij është marrë prej të enjtes në mbrojtje nga policia.
Tv Klan