E ftuar në “Rudina” në Tv Klan për një intervistë rreth jetës së saj, Artenisa Ozaj ka ndarë momentet më të bukura të jetës së saj. Tre ngjarjet që sipërmarrësja ka zgjedhur i kanë dhënë asaj mundësinë që të quhet bashkëshorte, teze e nënë.
Artenisa Ozaj: Të gjithë e dimë që i pari është lindja e një fëmije. Lindja e Abit është momenti më i bukur i jetës time, dasma dhe ardhja në jetë e nipit. Nipi ishte fëmija i parë që vinte në jetë në familjen tonë.
Rudina Magjistari: Pra ti përpara se të bëheshe mama je bërë teze?
Artenisa Ozaj: Ekzakt. Nuk mendoja ndonjëherë në jetën time që unë do të doja një njeri aq shumë sa kam dashur nipin tim.
Rudina Magjistari: Pse thua “kam dashur?”
Artenisa Ozaj: Por sigurisht që e dua akoma.
Rudina Magjistari: Ndryshojnë gjërat kur je bërë vetë pastaj?
Artenisa Ozaj: Këtë doja të thoja. Para se të lindte Abi, mendoja që dashuria më e madhe që mund të ekzistonte rreth botës ishte vetëm e Aron. Dhe sigurisht në momentin që lindi Abi më pas, le të themi dashuria u shpërnda pak, mund të them që i kam të dy njësoj.
Rudina Magjistari: Secili ka vendin e tij.
Artenisa Ozaj: Po sigurisht. Madje herë pas here, Aron tani është 11 vjeç dhe më thotë “teze, po pse na e bëre këtë Abin? Ç’deshe që na e solle në jetë?”/tvklan.al