Ndonëse ka avantazhin 3-0 të ndeshjes së parë, trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta kërkon një tjetër fitore ndaj Real Madrid, në ndeshjen e kthimit në çerekfinalen e Ligës së Kampioneve.

Tekniku i londinezëve deklaroi se lojtarët duhet të kenë bindjen se mund të fitojnë, pasi ky është mentaliteti i skuadrës.

Arteta tha se Arsenali është përgatitur për të dominojë në disa faza të lojës.

“Duhet të tregojmë mentalitetin për të fituar. Të jemi të guximshëm, dominues dhe të vendosur.

Ne duhet të kemi bindjen se mund të jemi më të mirë se ata dhe të fitojmë ndeshjen. Në këtë ndeshje ka tre aspekte, aspekti fizik, emocional dhe taktik.

Aspekti emocional është vërtet i rëndësishëm dhe kam shumë siguri nga ajo që ekipi ka bërë gjatë gjithë sezonit.

Ne do e shijojmë këtë ndeshje. Është një lojë ndryshe nga e para. Pjesa emocionale është se lojtarët duhet të jenë të sigurt dhe gati për këtë sfidë. Ne duhet të tregohemi të guximshëm. Duhet ta ndjejmë këtë ndeshje.

Jemi përgatitur që të dominojmë në faza të ndryshme të lojës dhe kjo do na afronte më shumë me fitoren. Ky është mentaliteti jonë, me të cilin do të luajmë ndaj Realit”, deklaroi Arteta.

Ndeshja Real Madrid-Arsenal, do të luhet të Mërkurën në “Bernabeu”, duke nisur nga ora 21:00.

/tvklan.al