Turistët e shumtë të cilët vizitojnë Gjirokastrën tërhiqen edhe nga arti i rrugës. Duke parë zhvillimin e turizmit shumë të rinj zhvillojnë pasionin e tyre duke realizuar punime të ndryshme. Një prej tyre është Joana Labi e cila realizon piktura.

Vizitorët kanë shfaqur interes për këto piktura ndërsa artistja realizon kryesisht peizazhe dhe natyrë të qetë.

Gjirokastra është zgjedhur këtë vit nga mijëra turistë nga shtete të ndryshme të botës ndërsa ky fluks turistësh pritet të vijojë edhe në muajt e mbetur të vitit.

Klan News