Gjykata: Të drejtat e shtetit të bazuara në ligjin e muzeve, kanë përparësi

Një gjykatë hollandeze vendosi që një koleksion i artifakteve të lashta të arit të Krimesë, të pretenduara nga Ukraina por dhe nga muzetë në territorin e aneksuar nga Rusia, duhet t’i kthehen shtetit ukrainas.

Përkrenarja prej ari dhe një kurorë e artë që peshonte secila më shumë se 1 kg u ekspozuan në Holandë kur Rusia aneksoi gadishullin nga Ukraina në 2014. Gjyqtarja tha se interesat e kulturës kombëtare të Ukrainës janë më të mëdha se ato të muzeve në Krime.

Muzeu Allard Pierson nuk është më i detyruar t’i kthejë pjesët në muzetë e Krimesë“, thuhet në vendim. “Të drejtat e shtetit ukrainas, të bazuara në Ligjin e Muzeve, kanë përparësi“. Vendimi mund të apelohet në Gjykatën Supreme holandeze.

Një gjykatë më e ulët në vitin 2016 kishte urdhëruar Muzeun Allard Pierson t’i kthente thesaret arkeologjike, të cilat përfshijnë gjithashtu gurë të çmuar dhe helmeta të qeverisë së Ukrainës dhe jo katër muzeve që i kishin dhënë ato. Rusia e apeloi këtë vendim.

Gjykata e apelit anuloi pjesërisht vendimin e gjykatës më të ulët në vitin 2019, duke gjetur se ajo kishte vendosur gabimisht se vetëm qeveritë mund të pretendonin objekte si trashëgimi kulturore. Universiteti i Amsterdamit, pronar i Muzeut Allard Pierson, ka thënë se muzeu do të vazhdojë t’i mbajë objektet në ruajtje derisa të gjitha ankesat të zgjidhen.

Klan News