Përveç protestave të pandërprera që nga muaji Shkurt, “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar” po iu drejtohet gjithë institucioneve ndërkombëtare për çështjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sot një përfaqësi e saj i paraqiti Komunitetit Evropian një kërkesë me shkrim për anti-kushtetueshmërinë e ligjit për shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Sipas tyre, ligji i miratuar në parlament me 5 Korrik është në shkelje të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit me Bashkimin Evropian. Artistët thonë se kjo kërkesë do të pasohet nga të tjera në selite kryesore të institucioneve ndërkombëtare në vend.

Në pasditen e së enjtes, “Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar”  njoftoi zhvillimin e një marshimi paqësor drejt Kryeministrisë dhe Presidencës.

Tv Klan