Artistët, apel për të qëndruar në shtëpi

Artistët, apel për të qëndruar në shtëpi

17:15 04/04/2020

“Koncert” online në kohën e karantinës

“Do të këndojmë sa të doni, vetëm premtoni se do të qëndroni në shtëpi”. Është ky një mesazh me nota lutjeje e tenorit të njohur nga Kosova, Ramë Lahaj, i cili është bashkuar me të madhen Inva Mula për ta bërë më të lehtë karantinën nën tingujt e kënges së ikonës së muzikës shqiptare Vaçe Zela, “Me lule të bukura”.

Sopranoja e njohur bashkë me artistë të tjerë shqiptarë, të njohur brenda dhe jashtë vendit, e kanë kthyer në himn të këtyre ditëve të vështira këngën e famshme të Avni Mulës “Shqipëri o vendi im”, e cila u publikua edhe nga kryemisnitri Edi Rama.

Një mesazh të ngjashëm dhanë edhe artistët e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit dhe profesorët e Akademisë së Arteve. Të tilla nisma kanë ndërmarrë edhe këngëtarë, artistë dhe orkestrat me të njohura në vende të ndryshme të botës.

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo