Më shumë se 1000 muzikantë, duke përfshirë Kate Bush dhe Cat Stevens, publikuan të ashtëqujtuarin “Albumin e Heshtur” një mënyrë të protestuari ndaj ndryshimeve të propozuara në ligjet britanike për të drejtat e autorit. Në këtë mënyrë lejohen firmat e teknologjisë të zhvillojnë modele të inteligjencës artificiale duke përdorur punën e tyre.
Albumi i titulluar “A është kjo ajo që duam?” përmban regjistrime të studiove dhe performancave për të përfaqësuar atë që organizatorët thonë se do të ishte ndikimi i mundshëm tek artistët.
Lista e 12 këngëve të kombinuara krijon fjalinë: “Qeveria britanike nuk duhet të miratojë vjedhjen e muzikës për të përfituar kompanitë e Inteligjencës Artificiale.”
Industritë krijuese globalisht po përballen me probleme ligjore dhe etikë të modeleve të AI që mund të prodhojnë produktin e tyre pa paguar krijuesit e përmbajtjes origjinale.
Mbretëria e Bashkuar të cilën Kryeministri Keir Starmer dëshiron të bëhet një superfuqi e Inteligjencës Artificiale, ka propozuar ligje zbutëse që aktualisht u japin krijuesve të veprave letrare, dramatike, muzikore dhe artistike të drejtën për të kontrolluar mënyrat se si mund të përdoret materiali i tyre.
Ndryshimet e propozuara do t’i lejojnë zhvilluesit e AI të projektojnë modelet e tyre për çdo material në të cilin kanë akses të ligjshëm.
Ndryshimet janë kritikuar ashpër nga shumë artistë, të cilët thonë se kjo do të ndryshonte parimin e së drejtës së autorit, i cili u jep kontroll ekskluziv krijuesve për punën e tyre.
Producenti muzikor Thomas Hewitt Jones tha se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë fushatë për këtë çështje.
“Inteligjenca Artificiale konkurron me punën për të cilën është trajnuar dhe njerëzit që qëndrojnë pas asaj pune, kjo është arsyeja pse kjo është kaq e tmerrshme. Ne nuk po themi të heqim qafe AI, por të gjithë ne, mijëra muzikantë jemi absolutisht të bindur se ne duhet të mbrojmë të drejtat e autorit, por edhe për të mbrojtur vlerën e veprës sonë. Për industrinë e muzikës është absolutisht e tmerrshme që kompanitë e çipave do të përfitojnë nga e gjithë puna jonë”, tha Thomas Hewit Jones, producent muzikor.
Industritë krijuese kontribuojnë me 126 miliardë Paund në ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar çdo vit dhe punësojnë 2.4 milionë njerëz.
“Ata kanë një kuadër ligjor të ndryshëm në SHBA, por ka edhe veprime ligjore që po ndërmerren kundër disa prej këtyre kompanive të mëdha në nivel global. Ne të gjithë duam të përqafojmë inovacionin dhe inteligjencën artificiale”, tha Thomas Hewitt Jones, producent muzikor.
Në një letër të veçantë drejtuar The Times Andreë Lloyd Webber, Elton John dhe Paul McCartney gjithashtu paralajmëruan për propozimet, duke thënë se sistemi aktual i të drejtave të autorit është një nga arsyet kryesore pse punojnë në Britani.
Këngëtarja Kate Bush, së bashku me 34 artistë të tjerë duke përfshirë Dua Lipa, Ed Sheeran dhe Stephen Fry nënshkruan letrën.
Një konsultim publik mbi ndryshimet ligjore do të zhvillohet javën e ardhshme.
Klan News