Çasti më magjik i festivalit “Kënga Magjike” mblodhi në skenën e Pallatit të Koncerteve artistët  ndërkombëtarë duke kënduar në shqip.

Artistët nga SHBA, Greqia, Republika e Maqedonisë së Veriut, Azerbajxhani, Sllovenia, Franca, Italia, Spanja, Norvegjia e Republika Cceke përfunduan me sukses misionin e tyre që nisi me prezantimin e këngëtarëve vendas në shqip.

Këngët më të bukura shqiptare, të kuruara në një kolazh nga Adi Hila u sollën nga të gjithë këngëtarët e huaj të shqiptuara me thekset e tyre të veçanta, por në gjuhën tonë.

Momentet magjike përcollën energjinë deri te publiku, i cili u ngrit në këmbë duke kënduar së bashku me ta perlat më të bukura të muzikës tonë./tvklan.al