Për pak minuta Ardit Gjebrea u zhvendos në Hollin e Artistëve. Ai ishte krah katër artistëve të rinj, të cilët janë bërë “Big” tashmë për shkak se kanë kaluar në finalen e madhe. Por çfarë mesazhesh u kanë ardhur në celular artistëve të rinj? Ata na i treguan të gjitha live në festivalin “Kënga Magjike”.

Ardit Gjebrea: Tashmë jam në Hollin e Artistëve dhe jam me katër “Big Artist”. Kanë qenë deri një ditë më përpara “New Artist” dhe tashmë jam me katër “Big Artist”. Është Stivi, Jasmina, Arsi dhe Martini. Tashmë keni kaluar në një stad tjetër, keni fituar statusin “Big”. Ky stad nuk vlen vetëm për festivalin “Kënga Magjike”, por nëse ju do dini ta shfrytëzoni këtë shans me një strategji të caktuar ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm. Më lejoni t’ju them që prezenca juaj sonte këtu, është një “bërryl” artistik ndaj disa artistëve “Big” dhe me emër. Stiv ke bërë ndonjë plan për më pas?

Stiv: Akoma nuk ka mbaruar “Kënga Magjike” dhe kam dy premtime faktikisht për dy duete, një nga Xhesika Polo dhe një nga Anxhela Peristeri kështu që të shohim ça do të ndodhë, nuk e di.

Ardit Gjebrea: Sa vota ke dhënë?

Stiv: Aq sa duhet të jepja.

Ardit Gjebrea: Jasminë?

Jasmina: Planet e mia… Si fillim jam shumë e lumtur që jam këtu sot. Realisht jam shumë falenderuese, ndoshta të fitoj “New Artist”, jo këtë vit, vitet e ardhshme, kur të jetë nuk ka problem.

Ardit Gjebrea: Ç’New Artist, ti je Big tani?

Jasmina: Këtë vit?

Ardit Gjebrea: Jo, jo përgjithmonë. Ke kaluar në finale. Ju të katër jeni Big forever.

Jasmina: Të fitoj këngën Magjike.

Ardit Gjebrea: Ku i keni telefonat? A mund të më tregoni ndonjë mesazh që ju ka ardhur në telefon? Arsi? Ç’të ka ardhur, ta shohim bashkë.

Arsi: Kemi një “girl shkëlqeve”. Kemi “suksese sot, we are looking out for you”. Kemi “marshallah”.

Ardit Gjebrea: Martin? Do të fejohesh me mua kush të ka shkruar.

Martini: Jo! Atëherë “na kënaqe filloi dhe mami im duke kënduar me ty”. “Bravo, bravo, të lumtë, na ka ngelur zëri jot në mendje”. Shumë mesazhe pozitive dhe i falenderoj që të gjithë që më mbështesin./tvklan.al