Emisioni “Opinion” në Tv Klan këtë mbrëmje ka trajtuar temën e përfshirjes së artistëve në politikë. Aktori i spektaklit të humorit “Klanifornia”, Julian Deda është shprehur se ai është me Partinë Demokratike dhe angazhimin e tij në këtë parti e ka dhe bindje personale dhe traditë familjare.

Unë besoj se jam më i deklaruarit këtu, unë jam me Partinë Demokratike jam anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Jam i angazhuar prej bindjeve të mia personale, por dhe traditës familjare. Unë dua të them se politika ma më shumë nevojë për artistët, për të gjithë profesionistët në përgjithësi. Në politikë mungojnë njerëzit që kanë bërë karrierë të mirë personale”, tha Deda.

Ndërkohë këngëtari Landi Hysi ka thënë se ai është i angazhuar me Partinë Socialiste dhe shtoi se nëse do të jetë një vlerë e shtuar e kësaj partie mund të angazhohet në fushatë.

Me teserë nuk jam i deklaruar, por me zë dhe figurë, me marrjen pjesë në fushata jam me PS. Është një formim personal, por dhe familja ka ndikuar. Përfshirja në politikë është e hershme, që nga hera e parë që kam votuar. Nëse do jem vlerë e shtuar e fushatës do të angazhohem në politikë”, tha Hysi./tvklan.al