Një djalë 36-vjeçar ka ardhur në emisionin “Historia ime” në Tv Klan për të rrëfyer historinë e jetës së tij, marrëdhënien jo të mirë që ka me familjen dhe sfidat e mëdha që ka kaluar në jetë. Që prej 20 vitesh, ai nuk shkon mirë më familjen e tij, vëllai dhe babai nuk e vlerësojnë dhe nuk tentojnë kurrë që ta kuptojnë. Sipas tij babai nuk ka pasur kurrë besim tek djali i tij i madh dhe e ka përbuzur. Për shkak të këtyre situatave dhe ndarjes nga e fejuara, ai gjeti ngushëllimin tek lëndët narkotike dhe alkooli. 36-vjeçari ka rrëfyer se ka qenë dhe në depresion dhe ka tentuar të vrasë dhe veten.

Mirela Milori: Ti ke bërë ndonjë vizitë për shëndetin mendor apo ke bërë ndonjë vizitë tek psikiatri nëse heroina apo droga të ka lënë me ndonjë situatë jo të mirë mendore, apo ke pasur përpara se të përdorje drogën?

36-vjeçarja: Jo nuk kam pasur. Një herë kam tentuar të vras veten, mora një grusht me ilaçe dhe një çerek litri raki. Më morën me ambulancë dhe tre ditë nuk e dija ku isha. Thashë do vras veten sepse nuk duroj dot më.

Mirela Milori: Unë shoh një dhimbje të madhe, çfarë ke, çfarë mendon se është gjithë ky boshllëk i madh që të çon edhe tek droga edhe tek mosmarrëveshjet me familjen?

36-vjeçari: Familja më shikon sikur unë jam një hiç. Edhe në gjyqin që babai bëri për urdhërin e mbrojtjes i gënjeu gjyqëtarët, i tha këtij i duket vetja artist ndërkohë që nuk ka bërë asnjë gjë gjatë gjithë jetës së vetë, gjë që nuk është e vërtetë. Kam marrë pjesë aktivitete artistike.

Mirela Milori: Nuk e vë në diskutim sepse unë kam parë CV tënde të pasur dhe ato janë gjëra që ekzistojnë. Por më thuaj diçka të vërtetë, nëse babai jot do të të kishte thënë po ti je artist, unë e vlerësoj punën tënde, ti kompozon mirë etj, mendon se do ishte rregullator i jetës tënde?

36-vjeçari: Po absolutisht.

Mirela Milori: Ti je një djalë i rritur 36 vjeç, nuk e ke gjetur dot forcën?

36-vjeçari: Kam ngelur ende në Lice.

Mirela Milori: Ia ke thënë këtë gjë babait tënd, se ndoshta nëse ai do e dinte që mjafton të të konfirmonte ty që ti je një djalë i zoti dhe do ja dalësh në jetë.

36-vjeçari: Ja kam thënë po nuk merresh dot vesh me të, nuk arrin dot as të ulesh ballë për ballë me të. Edhe në shtëpi merren vendime pa më pyetur mua, çdo gjë bëhet mbrapa krahëve./tvklan.al