Markel Capo është një i ri që ka pasion pikturën dhe që ky pasion e ka çuar që të vizatojë kostumet popullore në lugë druri. Ai ka hapur disa ekspozita në të kaluarën dhe tani është duke punuar për ekspozitën e ardhshme.

Sot ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan nga ku rrëfeu se si lindi pasioni për të pikturuar në lugë prej druri.

https://youtu.be/x82eLlRXojA?t=5m5s

“Po të kthehemi në kohë, vite më parë njerëzit kanë gatuar dhe janë ushqyer me lugë druri. Një ditë duke gatuar më lindi ideja t’i rikthej, meqenëse ne treg nuk ka shumë suvenire shqiptare, doli shumë bukur dhe u prit shumë mirë. Kritika e vetme që kam marrë është që femrat që pikturoj janë me sy mbyllur. Në fakt nuk janë me sy mbyllur, janë me sytë poshtë “me namuz”, nëse mund t’i quajmë kështu. Nuk është bërë me qëllim të keq. Kostumet që kam zgjedhur të pikturoj mbi lugë janë të të gjitha trevave shqiptare. Përveç lugëve të drurit unë përdor edhe qeramikën për të pikturuar, më duket shumë shqiptare”,

tha Capo.

/tvklan.al