Kur Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se do të telefononte homologun e tij rus Vladimir Putin, një artist rus mori nga studio e tij e artit këtë portret ku shfaqen imazhet e dy krerëve të shtetit.

Imazhi i portretit ku shfaqen presidenti amerikan Donald Trump dhe ai rus Vladimir Putin

“Fakti që liderët tanë po fillojnë të flasin është një lëvizje e madhe përpara. Kjo është shumë e mirë. Sepse nëse nuk flisni, opsioni i vetëm i mbetur është lufta. Nëse diskutimi ka filluar, kjo do të thotë se të dyja palët janë të interesuara t’i japin fund këtij konflikti në Ukrainë dhe të fillojnë të ecin në drejtimin e duhur”, u shpreh artisti rus Alexey Sergienko.

Alexey Sergienko thotë se e krijoi veprën e artit në vitin 2016.

“Të gjithë prisnim rezultatin e zgjedhjeve të 2016 dhe shpresonim që Trump të vinte sepse gjatë fushatës së tij Trump tha se donte të ishte në marrëdhënie miqësore me Rusinë”, thotë Sergienko.

Piktura e madhe kombinon tiparet e Putinit dhe Trump me fjalën “Paqe” të shkruar në anglisht mbi një sfond të kuq.

Vizitorët në studion e Sergienkos kanë qenë pozitivë në lidhje me idenë e tij për ta bërë sërish publik portretin.

Klan News