Artistja shqiptare e vetullave të yjeve të Hollywood-it, Sania Vucetaj ishte në një lidhje Skype për programin “Jo Vetëm Modë”, në Tv Klan. Ajo ka lindur dhe është rritur në SHBA, por nuk e ka harruar kurrsesi gjuhën shqipe.

Vucetaj rrëfeu si lindi pasioni i saj për t’u kujdesur për vetullat dhe si arriti të kishte sukses në tregun ndërkombëtar.

Ajo ka në New York një sallon ku heqin vetullat personazhet e njohur Vip, si Rihanna, Sarah Jessica Parker, Camilla Cabello.

Ka gjithashtu dhe një linjë me produkte vetëm për vetullat, e cila po rezulton mjaft e suksesshme.

Sania Vucetaj: Kur kam qenë fëmijë jam rrëzuar dhe më ka lënë një shenjë në vetull, ma ka ndarë vetullën dhe gjithmonë e kam patur merak. Nuk doja të dilja ne foto, motrat e mija qeshnin me mua. Kur isha 21 vjeç mora një laps, filova ta mbush dhe doja ta shikoja si do dilte. I thashë burrit dua të hap një sallon si mendon. Ai tha si të duash. Kur kam hyrë unë, tërë amerikanët i kanë patur vetullat e holla. Edhe unë nisa dhe ju thoja s’bën të holla, ne e kemi traditë të jenë të trasha, të bukura, se ashtu duken më bukur të trasha. Filluan gazetarët dhe thoshin pse të trasha, si, pse? Fillova t’i mësoj. Pastaj filluan edhe artistët.

Orinda Huta: Si ndihesh për këtë arritje tënden?

Sania Vucetaj: Ndihem shumë mirë. Nuk më ka besuar askush. Kur fillova me vetullat, edhe mësueset në shkollë më thoshin: Sanie ti nuk ke për të bërë kurrë jetë vetëm me vetulla. Thoja ti nuk mund të ndalesh, e di se është e nevojshme./tvklan.al