Arturo Vidal nisi aventurën e tij me Barcelonën. Mesfushori u prezantua si blerja më e fundit e katalanasve. Vidal,  i cili firmosi një marrëveshje 3-vjeçare u shfaq shumë i motivuar për të dhënë gjithçka me ekipin e tij të ri.

Arturo Vidal: 

Dua të fitoj gjithçka me këtë fanellë. Më kërkonin edhe skuadra të tjera, por kur dëgjova që më kërkonte Barcelona nuk kisha më dilema. Jam në ekipin më të mirë në botë. Dua të fitoj sa më parë Champions League.

Arturo Vidal është aktivizuar me skuadra të rëndësishme si Juventus apo Bayern Munchen, ndërsa tani ka shansin të luajë me shumë yje te Barcelona. Një plus për të është prania e Lionel Messi në ekip.

“Këtu ka shumë futbollistë të mëdhenj, por Messi është më i mirë në historinë e futbollit. Është një nder të luaj bashkë me të”.

Mediat shkruajnë se klauzola e Arturo Vidal është 300 milionë Euro, duke treguar se drejtuesit e Barcelona e vlerësojnë si një lojtar të rëndësishëm.

Tv Klan