Dita e sotme në “Talk Love Story” në Tv Klan nisi me mënyrën si protagonistët e tjetër e kanë parë takimin mes Danielës dhe Frankos.

Nga njëra anë ishin mbështetësit e idesë që në takim të parë nuk flitet për historitë e shkuara dhe nga ana tjetër ishin ata protagonistët binim dakord me këtë pjesë.

Gjatë diskutimit në studio, ka pasur një përplasje mes Frankos dhe Reit pasi ky i fundit e quajti “arush” duke shtuar se arushët flenë gjumë në dimër.

Algerti: Unë aty pashë një Danielë që po tregon shumë gjëra, por një Franko që nuk është i interesuar me pyetjet e duhura që të marrë një përgjigje.

Franko: Ia bëra një pyetje dhe normalisht dhe dua ta njoh, të di rreth saj.

Rei: Klipi ishte emocionues, por vetëm kimi nuk pashë aty. Përsa i përket arushëve, po vjen stina e dimrit dhe në dimër arushët flenë gjumë.

Daniela: Po, kush tha se kishte kimi?

Franko: Arushi, historia vjen mbrapa.

Daniela: Po zgjatemi pa lidhje…

Sellma: Ajo është ndjerë rehat me Frankon dhe për këtë arsye ka ndarë gjëra personale, kështu që është okey.

Kleona: Jam shumë kundra asaj që tha Dea se përderisa e përmendi, nuk do të thotë se e ka mendjen aty.

Daniela: Dea çdo plagë që kemi në trup është e dukshme sado që përpiqemi që të mos dukemi.

Franko: Për Danielën është pëlqimi im dhe do të bëja gjithçka për të.

Ermiri: Dea e ka frikë refuzimin sepse edhe mua nuk më zgjodhe ngaqë e dije se do të zgjidhja Danielën.

Dea: Ti gënjen veten, unë s’kam interes./tvklan.al