Ish-Ambasadori Amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu në një intervistë në emisionin “Opinion” ka folur lidhur me situatën e krijuar nga pandemia e Covid -19, duke vënë përgjegjësi madhore mbi Kinën.

Sipas ish-Ambasadorit mungesa e transparencës nga ana e Kinës, çoi në humbjen e një kohe të çmuar. Arvizu ka thënë ndër të tjera se i mungon Shqipëria, ndërsa tregoi edhe një episod të komunikimit të tij, me Ambasadoren aktuale në SHBA në Tiranë, Yuri Kim.

Më poshtë, intervista e plotë e Ish-Ambasadorit Arvizu, me gazetarin Blendi Fevziu

Ambasadori Arvizu, Si jeni?

Përshendetje Blendi, me bëhet qejfi që të shoh. Jam në rregull, në këto rrethana, dua të them kjo është një periudhë e çmendur për të gjithë ne, por jam mirënjohës deri tani. Shëndeti është mirë dhe akoma kam të ardhura, shumë njerëz nuk janë mirë nga ana shëndetësore dhe s’kanë të ardhura kështu që jemi shumë me fat.

Por un mendoj që kjo është një histori globale, nuk është vetëm një shtet apo dy, është botërore. E njëjta histori. Ne kemi gjithashtu në Shqipëri të njëjtat probleme. Kjo do të thotë që fuqite e mëdha dhe shtetet e vogëla kanë të njëjtat histori në këto momente.

Po, pikërisht dhe mendoj që ka shumë gjera të pazakonta dhe unike me këtë virus dhe këtë krizë, dhe sic the ti është botërore. Unë s’mund.. Dua të them që asgjë nuk i vjen afër kësaj, nga eksperienca ime.

Si ka mundësi ambasador, Shtetet e Bashkuara shteti me i madh në botë nuk kishte mundësinë ta përballonte mirë këtë pandemi?

Emm… Epo do mundohem ta kthej përgjigjen time të shkurtër…kur ke një krizë si kjo, aty do të ketë shumë pasiguri edhe me sëmundjet, qoftë ebola apo influenza do të ketë opinione te ndryshme sesi do i pergjigjemi.
Mendoj se vecanërisht në këtë çështje Kina ka disa përgjegjësi shume madhore, nuk ishin transparentë në fillim kështu që ne humbëm kohë. Duke marrë parasysh këtë, këtu në Shtetet e Bashkuara ne qartazi nuk ishim të përgatitur. Mendoj se një pjesë e kësaj është sepse njerëzit u treguan të vetëkënaqur. CDC-ja ka nje reputacion të shkëlqyer, dhe ka disa njerëz të shkëlqyer me të cilet kam punuar gjatë viteve, por përgjigja e tyre fillestare nuk ishte e mire .Unë…Unë nuk e di ekzaktësisht pse, mendoj se disa nga ata ishin të vetëdijshëm, por ndoshta Lidershipi i Lartë nuk ishte përgjegjës dhe fatkeqësisht Lidershipi yne Politik, duke u munduar ta rrotullojnë historinë në njëfare mënyre, ata nuk ishin gati dhe ne humbëm një kohë shumë të cmuar.

Ata reaguan vonë, mendoni ju?

Oh, Shumë vonë. Mendoj se bazuar në ç’kam lexuar dhe kam lexuar shumë, kishte disa njerëz, specialistët e shëndetit, diplomatët në Kinë, specialistët e Inteligjencës. Shumë njerëz e dinin që ky ishte një problem i madh, kupton. Në Janar, fillim Shkurti ata e dinin dhe ata po mundoheshin…Kupton në një burokraci ti e shtyn informacionin sipër por në një pikë, në një nivel të lartë, dikush duhet të shkojë brenda, qoftë presidenti, zv.presidenti, sekretari. Dikush duhet të thotë që ky është një problem i madh dhe për cfarëdo lloj arsye, në nivelin e lartë, askush nuk bëri asgje dhe ne humbëm një kohë vertetë të madhe dhe të çmuar.

A i keni ndjekur lajmet ose eventet në Shqipëri gjate këtyre muajve?

Po i kam ndjekur dhe lermë të të them, që ndihem shumë keq për Shqiperinë sepse vitin e kaluar ishin dy tërmetet apo jo? Apo ishte herët këtë vit se mbaj mend. Ishin dy tërmete të cilat ishin shume shkatërruese për Shqipërine dhe shumë njerëz akoma s’janë rikuperuar nga kjo. Dhe pastaj të ketë dhe këtë situatë tani, më korrigjo nëse jam gabim, por me cfarë kuptoj unë Shqipëria është nën një lloj izolimi, njerëzit nuk mund të udhëtojnë në Itali psh.

Është një izolim vërtetë i fortë në fakt në Shqipëri.

Po kështu degjova, por kjo është një gjë e mirë krahasuar me vende si Italia, Spanja…

Franca apo Mbretëria e Bashkuar.

Po, duket sikur në Shqipëri deri tani është në mënyrë të arsyeshme e kontrolluar. Njerëzit po observojnë izolimin ose karantinën, sido që doni ta quani, është shumë e parehatshme, shumë depresive. Kupton, shumë stresuese, dhe duket sikur Shqipëria po e trajton mirë deri tani.

Ambasador a ka dicka që vërtet ju mungon nga Shqipëria?

Epo siç e di Blendi më mungon shumë, kam qënë në kontakt me ambasadoren Kim. Kemi folur në telefon para disa muajve dhe thjesht disa mesazhe. I shkruajta para disa disa javëve dhe i thashë se më vjen shumë keq për të sepse moti po bëhet më i mire në Shqiperi dhe është koha e përkryer për të udhëtuar dhe për të parë vendin. Dhe ajo tha që po vuan sepse as ajo nuk mund të shkoje në asnjë vend por ajo e dashuron deri tani. Ajo ka nje personalitet shumë të madh per Shqiperinë. Ajo është shumë e dalë dhe mendoj që shqiptarëvë i pëlqen ky personalitet i ambasadorëve amerikanë, por përsa i përket pyetjes patjetër që më mungon shumë, më mungojnë të dalurat. Unë do të isha i mjerë në Shqiperi tani sepse kjo është e bukura për Shqipërinë. Ti del jashtë për të takuar njerëzit, ose për kafe, për drekë, dhe tani nuk mundesh, kështu që kjo është e tmerrshme.

Tani është një Shqipëri krejt tjetër, nga ajo që mbani mend ju. Plazhet janë bosh, nuk ka restorante, nuk ka bare, edhe njerëz ska në rrugë, gjë e cila është e pazakontë për shtetet mesdhetare në përgithësi.

Po është shumë shokuese, dhe shumë depresionuese. Mendoj se të gjithë jemi disi të depresionuar. Duket sikur disa shtete po mendojnë që të hapen pak, duke përfshirë këtu dhe SHBA-në. Unë thjesht shpresoj që njerëzit do t’i dëgjojnë ekspertët dhe t’i hapin, nëse i hapin, në një mënyrë të përgjegjshme.

Ambasador ju i njihni shumë mirë politikat e huaja, por në këtë moment ka shumë komente që thonë se SHBA po fokusohet vetëm në problemin e brendshëm dhe jo në problemet globale. Le të themi psh. Pandemia e koronavirusit. SHBA-të ishin të fokusuar në problemet e tyre, ata nuk e ndihmuan shumë Italinë osse shtetet e tjera evropiane. A mendoni ju se SHBA-të nuk janë të fokusuar shumë në problemet në Ballkan, vecanërisht në Shqipëri?

Po mendoj se kjo është e vërtetë Blendi. Pra disa pika: 1.Mendoj në fakt besoj, ndoshta në departamentin e shtetit jo të gjithë diplomatët profesionalë do të binin dakord me mua por mendoj se gjatë viteve SHBA-ja ka qenë shumë e përfshirë me shtetet jashtë.

Kështu që nuk mendoj se është dicka e keqe të marrim mbrapsht pakëz, por gjithsesi SHBA, dua të besoj që është një shtet vërtet special dhe në mënyra, e cila jep një lidership të mirë, qoftë me NATON ose me UN, dhe ajo pjesë mungon tani.

Në kriza si keto, qartazi lidershipi ynë duhet të kujdeset për amerikanët por SHBA është ndryshe nga shtetet e tjera, pra kjo po mungon dhe mendoj që kjo nuk është një gjë e mirë. Përsa i përket Ballkanit, qoftë krizë, apo jo, ai element ka munguar. Jam përpjekur të ndjek. Është pak e vështirë ta ndjekësh cdo ditë, por me situatën e Shqipërisë, jam i lumtur qe Shqipëria më në fund mori jo statusin por marrëveshjen për të hapur negociatat me BE-në, bashkë me Maqedoninë e Veriut. Mendoj se ky është një zhvillim i mirë. Jam përpjekur të ndjek këtë problem, për rregullimin e kufirit midis Kosovës dhe Serbisë, e di që Shqipëria nuk është drejtpërsëdrejti e përfshirë me këtë, por ka shumë komente në SHBA për atë propozim. Shumë nga komentet nuk janë të mira, janë negative, kështu që, por po unë jam dakord. Ballkanasit duhet… këtu në këtë shtet, në Bruksel duhet të jenë të vëmendshëm për cfarë po ndodh dhe mendoj se pak nga ai interes, nuk është aty tani.

Dy pyetjet e fundit Ambasador. Së pari ju i njihni shumë mirë politikat në Korenë e Jugut, Kinë, në ato pjesë të Azisë. Janë shumë komente negative, midis SHBA dhe Kinës, sa i përket fillimit të koronavirusit në Kinë dhe informacionit të vonë që Kina iu dha të tjerëve. A është një histori e vërtetë apo thjesht dicka për konsumimim politik?

Të jem i sinqertë Blendi, shumë nga ato janë për një rrotullim politik, mendoj se është shumë e qartë. Por do të them këtë, e di ka pasur shumë fjalë, jo vetëm në këtë shtet por dhe në pjesë të tjera të Azisë, si Japonia. Koreja e Jugut sic e permende dhe shume shtete në botë, që janë bërë aq të varur nga Kina për arsye ekonomike, zinxhiret e furnizimeve, investimet. Për Azinë, kukalova pak kohë dhë di pak për të, nuk është vetëm ekonomike, por dhe pak presion politik. Në Shqipëri nuk besoj se ndjeni presion politik por nëse jeni në Majlajzi ose Singapor ti e ndjen. Dhe është thjesht politikë reale, nuk ka ndonjë gjë specifikisht të mirë ose të keqe, por mendoj se sensi është që shumica e botës, është bërë shumë e varur nga Kina. Askush nuk po mundohet të bllokojë Kinën osë të ketë marrdhënie antagoniste, por thjesht, është më mirë të mos jesh shumë i varur nga një shtet dhe ndoshta ky virus do ti mundësojë njerëzve të shikojnë më shumë për rrjedhën ekomikë, sic thashë, zinxhiret e furnizimeve. Nuk e di, në kapitalizëm njerëzit do të shkojnë pas parave, resurseve, nuk jam i sigurt që do të ketë shumë impakt në fund, por ndoshta është dicka e mirë për njerëzit që ta mendojnë.

Ambasador çfarë emri do t’i vinit kësaj eficence vecanërisht Koresë së Jugut por dhe Japonisë dhe Singaporit për ta bllokuar këtë pandemi?

Epo, në këto shtete Aziatike prapë bazuar në eksperiencën time, Qeveritë në përgjithesi janë eficente ose te paktën, qytetarët do të binden, respektojnë dhe degjojnë se cfarë do thotë qeveria. Pra nëse qeveria merr një vendim të mirë është i mirë dhe nëse merr një të keq është i keq sepse njerëzit do i degjojnë ata, dhe ndryshe nga këtu në SHBA kemi këtë distancim… kupton për pjesën më të madhe vecanërisht si amerikan them, Zot jam i habitur që njerëzit i degjojnë. E di është në shpirtin amerikan që… epo neve nuk na pelqen të na thuhet cfarë të bëjmë, mund të jetë një gjë e mire ose një gjë negative, por mendoj se në Kore psh., në momentin që njerezit e kuptuan që ishte problem i madh ata thanë që, do bëjmë këtë testim, do mbyllim këto, dhe cdokush duhet ta bëjë, dhe askush nuk po e diskutonte këtë vendim. Kështu që kishin mundësi të reagonin më shpejt, por sic po shohim në këto ditë në Japoni ka një problem, në Singapor ka një problem. Vecanërisht në pjesët e mbushura me njerëz në Singapor. Ata jetojnë në banesa shumë të afërta dhe sëmundja po shpërndahet atje kështu që ka një problem. Por në Azi mendoj se njerëzit janë më të mësuar me këtë, është mënyra si funksionon shoqëria, kupton kjo është ajo që duhet të bëjmë dhe…

Ata i respektojnë vendimet.

Po, por qeveritë duhet të marrin një vendim të mirë, kjo është klecka.

Dhe një pyetje tjetër, kjo Pandemi mund të përdoret nga njerëzit autoritarë vecanërisht liderat, komentet e fundit janë për Putinin, Viktor Urban-in në Hungari, që të shtypin rezistencën e njerëzve, le të themi të shoqerisë së hapur.

Po Blendi, dhe jam shume i gëzuar që e përmende. Ky eshte nje shqetësim i madh dhe ka pasur shumë histori të mira të shkruara për këtë, dhe këto ishin dy shembuj shumë të mire që ti përmende, dhe ka dhe shumë të tjerë, që në kriza si këto mund të japin municion,…mund të japin një lloj inkurajimi, diktatorët, ato sisteme të cilat janë autoritare, sepse një krizë apo jo ështeë normale që njerëzit të thone që qeveria duhet ta ketë autoritetin që të përforcojë rregulla të vecanta apo statute. Por nëse njerëzit tashmë e kanë mentalitetin që të jenë disi autoritar…po ky është problem dhe mendoj se kur kjo krizë të mbarojë ose të paktën të jetë më e kontrolluar, njerëzit do jenë shumë agresiv për të marrë mbrapsht ato lloj lirish dhe privilegjesh…

Që kishin perpara. Dhe pyetja e fundit, ju keni qenë prezent shumë herë në media kur keni qenë ambasadori i SHBA në Shqiperi. A keni ndonjë mesazh për popullin e Shqipërise tani?

Epo mesazhi është, sic përmenda më parë kjo… dy gjëra kjo është një situatë shumë e pa precedente. Askush se ka degjuar më parë dhe është, frustruese, depresionuese por mendoj se duhet të jemi sa më të duruar derisa të jete e sigurt për të rifilluar dicka si aktiviteti normal dhe jo vetëm në Shqipëri por gjithandej. Dhe mendoj se sa më të duruar të jemi tani, më mire do të jetë më mbrapa. Kjo është e para. E dyta është, siç përmenda unë thjeshtë ndihem shumë keq për Shqipërinë, prej tërmetit dhe politikat e zakonshme para-mbrapa, dhe tani kjo. Është e lehtë të humbësh shpresën, të thuash që spo shkojmë askund por shqiptarët kanë aq shumë elementë pozitivë dhe sic thashë më mungon shumë dhe tani keni një ambasadore amerikane shumë dinamikë. Unë gjithmonë kam qenë optimist për Shqipërinë, dhe kjo mbetet njësoj, nuk ka ndryshuar pra disi do e kalojmë këtë kohë të vështirë, por më mungon vendi, më mungojnë njërëzit dhe shpresoj të jetë e mundur të vi dhe ta vizitoj ndonjë ditë.

Do t’ju falenderoja shumë për intervistën tuaj ambasador Arvizu.

Faleminderit Blendi, më të mirat familjes tënde, të gjithë shikuesve, dhe nje tjetër sezoni të sukseshëm në Opinion, edhe 20 vite të tjera.

Shumë faleminderit ambasador!