Kim Kardashian ka zbuluar se është ndaluar nga policia në shumë raste për tejkalim të shpejtësisë dhe jo vetëm. Ajo foli për këtë gjatë një bisede me Sarah Paulson, Naomi Watts dhe Niecy Nash-Betts, në kuadër të promovimit të sezonit të dytë të serialit “All’s Fair” në Los Angeles.

Biseda nisi kur Naomi Watts tregoi se kishte ëndërruar sikur ishte gjobitur për shpejtësi, ndërsa Sarah Paulson tha se nuk ishte ndaluar asnjëherë nga policia gjatë drejtimit të makinës.

“Vërtet? Asnjëherë nuk të kanë ndaluar?”, e pyeti Kardashian, ndërsa Niecy Nash-Betts shtoi me shaka: “Po ti, a i jep vërtet makinës, apo jo?”.

Pasi Paulson konfirmoi se edhe ajo ishte drejtuese automjeti, Kim ndau përvojën e saj.

“Oh, mua më kanë ndaluar kaq shumë herë për shpejtësi të madhe. Ose, për shembull, kaloj te tabela “STOP” pa u ndalur plotësisht”, sqaroi ajo.

Gjatë bisedës, edhe Naomi Watts tregoi se ishte ndaluar nga policia, ndërsa Sarah Paulson e ngacmoi për mënyrën e drejtimit të veturës.

Zakoni i Kim Kardashian për të shkelur rregullat e trafikut është përmendur edhe më parë në media. Në vitin 2013, ajo u gjobit për shpejtësi në Los Angeles, ndërsa po ndiqej nga paparacët. Në një rast tjetër, u paralajmërua për xhamat e errësuar të veturës, ndërsa në nëntor të vitit 2024 policia e ndaloi sërish në Malibu për shkak të filmit të errët në xhamin e përparmë.

Kim Kardashian është një yll amerikan i televizionit dhe sipërmarrëse, e cila u bë e famshme përmes reality show-t “Keeping Up with the Kardashians” dhe ndër vite ka ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e modës dhe bukurisë.

/tvklan.al