Presidenti I Republikës, Rexhep Meidani siguroi sot të gjitha forcat politike të përfshira nga kriza ose të interesuara për të, se hapat e tij gjatë ditëve të ardhshme nuk do të cënojnë aspak Kushtetutën. Pasi ka uruar festën e Krishtlindjes, Meidani ka tërhequr vëmendjen për respektim të plotë të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Rexhep Meidani: Unë ju garantoj që çdo zhvillim, do të jetë zhvillim institucional dhe kushtetues. Atë që do të vendosë Gjykata Kushtëtuese, si institucioni më i lartë i interpretimit të Kushtetutës. Në SHBA ishte vendimi i Gjykatës Kushtetute që bëri të heshtin politikanët.

Do t’i mblidhni partitë politike?

Rexhep Meidani: Sipas Kushtetutës së Shqipërisë janë të përcaktuara shumë mirë veprimet e Presidentit, përsa i përket çeshtjeve dhe të më tejshme, unë do të ndjek vetëm atë rrugë që ka përcktuar Kushtetuta.

Ndërsa kryeministri ,Meta i është shmangur komenteve politike në këtë ditë feste.

Ilir Meta: Unë e kam shprehur që këto janë çeshtje që i vendosin forumet e Partisë Socialiste.

Një ditë më parë kryeministri kërkoi mbledhje e kongresit të jashtëzkonshëm të Partisë Socialiste, në mënyrë që të vendosin dhe të votohen zgjidhje statutore të situatave të tilla si kjo që po kalon maxhoranca në pushtet.

Edhe kryetari socialist Fatos Nanao ka kërkuar mbajtjen e një kongresi të jashtëzakonshëm, por pas zhvillimit të referendumit. Ky referendum kërkon rreth 30 mijë firma të anëtarësisë socialiste.

Kongresi i jahtëzakonshëm mund të thirret edhe me kërkesë të motivuar të 3/5 të anëtarëve të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste./tvklan.al