Në mbyllje të intervistës së saj në “Rudina” në Tv Klan, këngëtarja Mifarete Laze zbulon se ky është emri i saj në pasaportë. Artistja shpjegon se gjithmonë shkronja “i” është zëvendësuar me “e” apo “y” sepse preferohej më shumë asokohe.

Rudina Magjistari: Myfarete e kam ditur gjithmonë, por nuk e di pse në festivale ta thonë me “Me”, dukej sikur e theksonin që është me “Me”, por në fakt është Myfarete Laze.

Mifarete Laze: Tamam, tamam e kam Mifarete.

Rudina Magjistari: Me “i”.

Mifarete Laze: Asnjëherë s’ma kanë thënë tamam.

Rudina Magjistari: Në pasaportë e ke me “i”. Në pasaportë e ka Mifarete Laze!

Mifarete Laze: Nuk iu pëlqentë ne Shkodër, nuk iu tingëllonte bukur, atëherë e bënin herë me “y”, herë me “e”. Mua më pëlqeu ashtu, s’bëra zë./tvklan.al