Nata e tretë e edicionit të katërt të spektaklit “Këngët e Shekullit” u çel nga këngëtari Frederik Ndoci. Ai interpretoi një këngë humoristike të Pjetër Gjinit, të titulluar “Plak me merak”.

“Pranvera filloi me ardhë” ishte një tjetër këngë që interpretoi Ndoci.

Këngëtari vijoi më tej mbrëmjen teksa interpretoi dy këngë të vjetra shkodrane me titull “Karajfil të zgjodha” dhe “Kenke nur i bukurisë”.

I ftuari i parë i natës së katërt ishte Sherif Merdani, i cili sëbashku me Frederik Ndocin interpretoi dy këngë shkodrane.

“Balada e gurit” ishte një tjetër këngë që interpretoi këngëtari.

Myfarete Laze ishte një tjetër e ftuar e natës së katërt. Ajo interpretoi sëbashku me Ndocin disa jare shkodrane.

“Asaman o trendafili çelës”, një nga këngët popullore më të bukura, çoi në këmbë publikun pas interpretimit që i bëri këngëtari Frederik Ndoci.

Bashkëshortja e Frederik Ndocit, Alisa Baraku ishte po ashtu e ftuar speciale e natës së katërt dhe interpretoi me bashkëshortin e saj këngën “N’at zaman t’asaj furie”.

Menjëherë pas bashkëshortes, në skenë është ngjitur si e ftuar morta e vogël e këngëtarit, Juli Ndoci, e cila interpretoi këngën “Jehona e maleve”.

Pasi ftoi gruan dhe motrën e tij të vogël, këngëtari Frederik Ndoci ftoi në natën e tretë edhe motrën e madhe, Rita Ndoci. Ajo interpretoi një këngë të kompozuar nga Palok Kurti, me titull “Një këllëf me ar ta çova”.

“Si dukat i vogël je” ishte kënga që interpretoi Frederik Ndoci me dy motrat e tij, më pas familjes iu bashkua edhe Alisa Baraku dhe të gjithë së bashku interpretuan një kolazh me këngë shkodrane, me të cilat mbyllën edhe mbrëmjen.

*Ky material është pjesë përbërëse e arkivës së Televizionit Klan për periudhën 1998-2012 që do të publikohet në kanalin e ri në YouTube /RTV Klan Arkiv. /tvklan.al