Bushati: Axhenda është e qartë dhe nuk do të zgjedhim kryesinë e re

Analiza e zgjedhjeve të 25 Prillit do të jetë në fokus të Asamblesë Kombëtare të PS. Kryetari i PS në Tiranë, Ervin Bushati në një intervistë për Klan News njoftoi tha se anëtarët tashmë janë njohur me materialet e diskutimit, ndërsa konfirmoi se nuk pritet zgjedhja e kryesisë së re, ndonëse i ka përfunduar mandate.

 “Përvec misionit politik që kemi për të paraqitur para qytetarëve se kush do të jenë vizionet kryesore të PS në mandatin e tretë, ne kemi për detyrë tëe fillojmë punën tonë, strukturën tonë për zgjedhjet e ardhshme dhe një analizë të zgjedhjeve të 25 Prillit. Janë shpërndarë materialet e diskutimit për sot por më i rëndësishmi do të jetë Kongresi i Jashtëzakonshëm.  Nuk mendoj se ka zgjedhje të kryesisë, axhenda është e qartë”, tha ai.

Asambleja do të pasohet nga Kongresi i Jashtëzakonshëm në të cilin pritet të kalojnë në filtër një sërë strukturash të PS. Si i mbetur jashtë parlamentit, Ervin Bushati tregon nëse i druhet largimit nga posti i kryetarit në Tiranë.

Analiza sapo ka filluar, do të jetë një analizë që s’ka të bëjë me emra të përveçëm, është për punën dhe fitoren e PS në ekip. PS në Tiranë ka shtuar 19 mijë vota. Se çfarë do të ndodhë dhe si do të jetë e ardhmja për çdo anëtar të PS, kjo është pjesa e punës sonë të përditshme.”

Kongresi i Jashtëzakonshëm do të zhvillohet më 12 Qershor, kur shënohet dhe 30 -vjetori i krijimit të PS.

Klan News