Kryqi i Kuq Shqiptar mblidhet në konferencën e tretë të tij të përgjitshme. Pjesëmarrësit bënë një përmbledhje të aktivitetit të shoqatës për periudhen Janar – Shtator ’98. Gjatë kësaj periudhe Kryqi i Kuq ka zhvilluar dhe seminare për ata që kujdesen për femijë me probleme mendore. Kryqi i Kuq vazhdimisht ndihmon familjet e varfëra me dërgesat e ushqimeve falas. Një sukses tepër i madh për Kryqin e Kuq Shqiptar ishte pjesëmarrja e tij në konkursin Europian të ndihmës së parë ku dhe zuri një vend të kënaqshëm.

Pamje nga Asambleja e Kryqit të Kuq Shqiptar./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj