Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë dërrmuese në favor të një rezolute jo detyruese që kërkon një armëpushim të menjëhershëm humanitar në Gaza.

153 shtete anëtare votuan pro, 10 kundër dhe 23 abstenuan. SHBA, Paraguaj, Austria dhe Izraeli ishin mes 10 anëtarëve që votuan kundër. Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Italia, Holanda dhe Ukraina ishin mes 23 vendeve që abstenuan.

Në fjalën e saj para votimit në Asambenë e OKB-së, ambasadorja e SHBA-së në OKB, Linda Thomas-Greenfield tha: Çdo armëpushim tani do të ishte i përkohshëm në rastin më të mirë dhe i rrezikshëm në rastin më të keq – i rrezikshëm për izraelitët, të cilët do të ishin subjekt i sulmeve të pamëshirshme dhe gjithashtu i rrezikshëm për palestinezët, të cilët meritojnë mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për veten e tyre, të lirë nga Hamasi.

Kjo shënon përpjekjen e dytë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, e cila në muajin Tetor bëri thirrje për një armëpushim humanitar përmes një rezolute të miratuar me 121 vota pro, 14 kundër dhe 44 abstenime./tvklan.al