Gushtin e vitit të kaluar i lajmëroi se kishte bërë pjesë të kabinetit te tij, por këtë të shtunë ne Asamblenë Kombëtare Edi Rama u ka kujtuar ministrave se karrigen mund ta mbajnë vetëm nëse njerëzit mendojnë se kanë punuar mirë. Në Shtator ai lajmëron ndryshime në qeveri, por dhe në gjithë forumet drejtuese të partisë.

 

“Ne do të vlerësojmë cfarë ndryshimesh do të bëjmë në qeveri në Shtator, se cilat ministri nuk janë në lartësinë e kësaj nevoje, që jo thjesht të tregojë shifra dhe statistika po të kenë vendin e tyre në mendjet e zemrat e atyre që na kanë dhënë besimin. Në fund të kësaj fushate do të shohim cilët anëtarë të kryesisë së partisë duhet të largohen nga kryesia dhe cilët janë të rinjtë që duhet të vijnë. Do shikojmë sa i shtrirë rrjeti familjar i kryetarit të partisë në administratë, por u kushërinjtë ose kryetari. Votëbesim popullor për të gjithë kryebashkiakët e PS”.

Në zgjedhjet lokale të 2019, socialistët lajmërojnë se do të dalin të vetëm, ndërsa kryetarët aktualë të Bashkive nuk do ta kenë të lehtë rikandidimin. Ata por dhe kandidatët për këtë post do të duhet të kalojnë përmes një filtri që e kanë në dorë qytetarët. Nga ky rregull Rama nuk përjashton asnjë.

Në mungesë të opozitës, që sipas Ramës luftën politike e ka të orientuar te forca fizike, socialistët kanë zgjedhur ta bëjnë vetë oponencën. Pavarësisht arritjeve që ministrat paraqitën përpara Asamblesë, Rama thotë se nuk mjafton jo në raport me kundërshtarët të cilët duket se nuk i llogarit por me qytetarët. Protestën e Kukësit kundër tarifës së Rrugës së Kombit, Rama e cilëson si mësimin më të mirë dhe siguron trasparencë në çdo vendimarrje për të shmangur arrogancën.

Kryetarët e partisë, Rama i paralajmëron se do t’i shkarkojë ndërsa një paralajmërim ka dhe për Elisa Spiropalin që drejton platformën e bashkëqeverisjes.

Për ata që kërkojnë vetting edhe në politikë, Rama e ka gati përgjigjen.

Nga 1 Maji deri në 30 Qershor aq sa do të zgjasë procesi i llogaridhënies për çdo ministër dhe kryetar bashkie përpara bazës dhe votuesve, Kryeministri iu kërkon të gjitha struktuarave përfshirjen në një fushatë serioze pavarësisht se zgjedhjet janë 1 vit larg.

Tv Klan