Asambleja rikthen Gjinushin në krye të ASH



Asambleja rikthen Gjinushin në krye të ASH

16:50 18/10/2019

Fuga: Vendimi i paligjshëm, duhen përsëritur zgjedhjet

Pesë muaj pas zgjedhjeve, Asambleja e Akademisë së Shkencave i ka dhënë këtë të premte Skënder Gjinushit të drejtën për të ushtruar detyrën e kryetarit.

Vendimi vjen pak ditë pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për Akademinë që i jep Asamblesë veton për të bërë emërimin e kryetarit, që më herët ishte refuzuar nga Presidenti Meta përmes një dekreti.

“Mosdekretimi nga ana e presidentit ka qenë vendim politik, këtë e di  shumë mirë edhe Meta. Ligji i ri nuk ndryshon kriteret e zgjedhjes, vetëm është më i qartë. Kjo është përpjekja e dëshpëruar e Presidentit për të gjetur ndonjë lajthitje”.

Të paligjshëm e ka cilësuar akademiku Artan Fuga vendimin e marrë nga Akademia e Shkencave, duke shtuar se me hyrjen në fuqi të ligjit të ri duhet të mbahen zgjedhje të reja.

Është uzurpuar një post i rëndësishëm. Sot jemi në një hall tjetër është shkelur ligji është shkelur Kushtetua, është bërë një puç institucional. Çështja do të kalojë në Gjykatën Kushtetuese”.

Më herët Presidenti Ilir Meta e refuzoi përmes një dekreti emërimin e Skënder Gjinushit me pretendimin se ai ishte kryetar partie në momentin që u zgjodh në krye të Akademisë.

Tv Klan




Të ngjashme