Jasir Asani debutoi me kombëtaren shqiptare në ndeshjen ndaj Polonisë. 27-vjeçari zhvilloi përgjithësisht një lojë të mirë, duke u shfaqur herë pas here rrezikshëm në zonën kundërshtare.

Për mikrofonin e Tv Klan, Asani tha se kombëtarja zhvilloi një ndeshje shumë të mirë. U shpreh i lumtur për debutimin, por tha se edhe humbja ndikon duke e mërzitur paksa.

“Nuk doja që të filloja kështu, por futbolli këto gjëra ka. Me një rast të vetëm na fitoi Polonia. Kështu është futbolli. Kemi bërë një ndeshje shumë të mirë. Jam shumë i lumtur për debutimin, por edhe i mërzitur, sepse edhe humbja ndikon. Duhet të vazhdojmë kështu sepse jemi në rrugën e duhur”, tha Asani.

Sa i përket pozicionit ku luan ai tha: Në atë pozicionin jam i lumtur, nuk ka rëndësi thjesht dua të ndihmoj shokët e skuadrës. Duhet të ngremë kokën lart dhe të vazhdojmë përpara./tvklan.al