Jasir Asani tregoi edhe një herë që është tepër i rëndësishëm për skuadrën e Gwangju.
Sulmuesi i Kombëtares realizoi golat në fitoren 2 – 1 me përmbysje ndaj Anyang këtë të shtunë.
Loja e Asanit në pjesën e dytë ktheu gjithçka në favor të Gwangju që arriti fitoren e parë në këtë sezon të kampionatin koreanojugor.
29-vjeçari realizoi fillimisht me kokë brenda zonës dhe më pas me një goditje nga distanca karakteristike për të i dha 3 pikët ekipit të tij.
Jasir Asani ka shënuar 3 gola në po aq ndeshje në këtë sezon të kampionatit koreanojugor.
Tv Klan