Balluku: 70% e punimeve kanë përfunduar

Afërsisht 70% e punimeve të By Passit të Vlorës kanë përfunduar, ndërsa pavarësisht kushteve të motit puna në kantier nuk ka ndalur, por po vazhdon me intensitete të larta. Pika më kritike e projektit, pjesa e në kilometrin e 10 ku nis zona e Kaninës, tashmë është duke ndërtuar urën lidhëse.

Për shkak të problemeve që kishte me shpronësimet me banorët e zonës, punimet ngecën në këtë vend, e tashmë pas zgjidhjes, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, thotë se vepra përfundon brenda afateve.

7 kilometrat e para të aksit janë asfaltuar, dhe në deri në kilometrin e 10 është duke u hedhur asfalt. 9 kilometrat e fundit kanë përfunduar dhe po vendoset sinjalistika. Gjithë puna tashmë po përqendrohet në ndërtimin e veprave të artit.

Afati për përfundimin e kësaj vepre është në fillim të sezonit veror, por kompania garanton se ato do të mbarojnë më shpejt. Saga e ndërtimit të 29 kilometrave by-passit të Vlorës daton në vitin 2012-ë, ku pas problemeve me ecurinë e punimeve nga kompania Serenissima, segmenti u ritenderua dhe njëherë, ndërsa punimet filluan në fund të vitit 2018.

Tv Klan