Një ditë pas asfiksimit të 3 minatorëve në një galeri në Martanesh, është proceduar penalisht një 53-vjeçar. Policia e Dibrës, bën me dije se Sh.E. është proceduar në gjendje të lirë për shkelje të rregullave në punë.

Në vijim të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, ku në një galeri në Batër të zonës Martanesh, mbetën të asfiksuar  disa punëtorë, në përfundim të veprimeve të para hetimore nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin SH. E., 53 vjeç, banues në Klos, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë””, sqaron Policia.

Ngjarja ndodhi një ditë më parë, ku shpërtheu gazi i gjeneratorit dhe u asfiksuan tre minatorë./tvklan.al