Tetraplegjikja ngjitet në Malin Olimp

Një studente greke me aftësi të kufizuara ka arritur që të plotësojë ëndrrën e saj për të ngjitur majën e malit Olimp, maja më e lartë e Greqisë. Eleftheria Tosiou ka qëndruar në karrocë gjatë gjithë jetës së saj, pasi ka lindur me problem të rënda në trup.

Tosiou dhe Giannakou të dy nga qyteti verior grek Drama, u takuan për herë të parë në Shtator të këtij viti përmes një miku të përbashkët dhe ajo i tregoi atij ëndrrën e saj. Marios ka ngjitur Malin Olimp për më shumë se 50 herë.

Tosiou është vetëm 22 vjeç dhe studion për biologji dhe është gjithashtu edhe një tifoze e çmendur e sporteve ekstreme. “Ndjenjat ishin shumë të forta. Isha e lumtur, u preka”, u shpreh ajo.

Me afrimin e dimrit, Giannakou, i cili ka marrë pjesë në gara të ndryshme, si dhe ka patur eksperienca të shumta duke ngjitur maja apo duke vizituar vende si Arktiku dhe shkretëtira, pranoi që t’ia bënte realitet dëshirën studentes.

“Kishte shumë vështirësi. Ishte një projekt që po zhvillohej për herë të parë. Ne duhej të organizonim një ekip të madh njerëzish”, u shpreh Giannakou, i cili e mbante Tosiou në një çantë shpine të modifikuar.

Maja e Malit Olimp është njohur edhe në historinë e Greqisë së Lashtë ku mendohet se ka qenë edhe selia e perëndive, aty ku qëndronte edhe Zeusi. Ky mal dallohet për pjerrësitë e tij dhe shkëmbinjtë e rrëshqitshëm.

Klan Plus