Ndryshimi i madh i Ertugrul


Ndryshimi i madh i Ertugrul

13:51 05/10/2019

Rol i ri, imazh i ri. Pas 5 viteve në rolin e Ertugrul në serialin me të njëjtin emër, aktori turk Engin Altan Duzyatan ka ndryshuar imazh për rolin e ri në serialin “Kursun” (Plumbi), që do të nisë transmetimin së shpejti.

Në rolet kryesore të serialit të ri do të jenë Engin Altan Duzyatan dhe Burçin Terzioglu.

Po pse gjithë ky ndryshim imazhi?

Ngjarjet e “Kursun” vendosen në Pallatin e Drejtësisë së Stambollit të viteve 1970. Duzyatan do të luajë rolin e prokurorit Orhan Atmaca, i cili në bashkëpunim me një gazetare ambicioze të quajtur Leyla Devrim, do të luftojnë kundër botës së nëndheshme të metropolit turk. Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë tek “Ertugrul”, Duzyatan tashmë vjen para publikut me imazhin e ri me flokë më të shkurtër dhe pa mjekër.

Ndërkohë, në serialin Ertugrul ka përfunduar epoka e Engin Altan Duzyatan dhe seriali do të vazhdojë në sezonin e ri me Osmanin, djalin e Ertugrul, i cili do të luhet nga aktori i njohur Burak Ozcivit.

/tvklan.al






Të ngjashme