Policia vijon kontrollet në vend për të parandaluar kultivimin e bimëve narkotike. Së fundmi, në Mirditë u zbuluan disa fidanë kanabisi të kultivuar në kubikë.

Policia bën me dije se ishte sinjalizuar fillimisht nga qytetarë të ndryshëm lidhur me dyshimet që kishin për një ambient të izoluar dhe të mbyllur në fshatin Kaçinar.

Gjatë kontrolleve në këtë ambient, u zbuluan disa kubikë kanabisi të cilët u asgjësuan. Ndërsa u arrestuan edhe dy persona, E.L. 31 vjeç dhe J.D. 21 vjeç.

Policia e Mirditës vijon punën për dokumentimin e plotë dhe për identifikimin e arrestimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

/tvklan.al