Policia ka asgjësuar rreth 1200 bimë kanabisi në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.
Bëhet e ditur se operacioni është pjesë e megaoperacionit antikanabis i koduar “Territor i pastër”.
Policia njoftoi se në këtë aksion janë përfshirë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë.
Gjatë fazave të mëparshme të operacionit janë asgjësuar 16 013 bimë narkotike dhe qindra fara kanabisi.
Operacioni është në zhvillim e sipër. Shefi i Komisariatit të Policisë Krujë është shprehur se në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, vijojnë hetimet e thelluara për identifikimin e shtetasve të tjerë të implikuar gjatë të gjitha fazave të këtij megaoperacioni./tvklan.al