Sela: BDI të realizojë premtimin për kryeministër

Në konferencën e parë për media pasi i zyrtarizuan edhe rezultatet e zgjedhjeve, kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ia mbylli derën e bashkëpunimit Ali Ahmetit, për të cilin tha se nuk mund t’i besohet.

Kreu i Aleancës tha që nuk ka kontakte me asnjë parti, pasi që nuk ka ende mandatar. Edhe pse i konsideron si jo legjitim, Sela siguron se nuk do të bëhet pengesë për BDI-në që ta realizojnë premtimin e vetëm që e patën gjatë fushatës, ai për kryeministrin shqiptar.

Sa i përket takimit Ahmeti-Kasami, Sela tha se ajo është e drejtë e tyre dhe ata mund të takohen me këdo si kryetarë të subjekteve që udhëheqin. 

Tv Klan