Tregon format e bëshme në brigjet e Amalfit me bashkëshortin e saj

Pas angazhimeve të shumta në modeling në Neë York, Ashley Graham ka vendosur  të marrë disa ditë pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Justin Ervin, teksa kanë vizituar bregun e Amalfit në Itali.

34-vjeçarja e kopertinës së Vogue, ndau një koleksion imazhesh në Instagram, ku dukej se po kalonte momente shumë të këndshme, teksa shfaqej me rroba banje shumë zbuluese, duke kërcyer me të shoqin dhe konsumonte makarona.

Ylli shfaqet në foto me rroba banje ngjyrë kafe që i nxjerr në pah dekoltenë  e saj teksa shijonte një shëtitje në një varkë. Ajo mbante një  gjerdan të hollë ari dhe i mbante  flokët e mbledhura, teksa kishte vënë një palë syze dielli të mëdha të zeza.

Modelja u pa gjithashtu duke u përqafuar me Justin teksa kishte veshur një fustan me ngjyrë të verdhë, çifti ka shkëmbyer më pas  një puthje me njëri-tjetrin.

Klan News