Jo vetëm subjektet që dëmtojnë pyjet, por edhe administratorët publike që nuk zbatojnë ligjin do të penalizohen. Ashpërsimi i dënimeve në Kodin Penal është një ndryshimet në projektligjin e ri për pyjet, të bëra publike gjatë një takimi të Ministrit të Mjedisit me ekspertë të kësaj fushe.

“Një ndryshim i rëndësishëm që vjen në këtë pr/ligj që prezantojmë sot është përshkallëzimi i dënimeve dhe masave ndaj kundërvajtësve, si: Pezullim/bllokim të aktivitetit, heqjen e licencës, sekuestrimin dhe gjoba ndaj punonjësve të institucioneve në rast shkeljesh/moszbatimi të përgjegjësive ligjore”.

Projektligji parashikon edhe Krijimin e Agjencisë Shtetërore të Pyjeve, që do të bëjë koordinimin e punës mes ministrisë dhe bashkive që do të kenë në menaxhim pyjet.

“Do të krijohet për herë të parë Agjencia Shtetërore e Pyjeve si një institucion i ri nën varësinë e MTM, me funksione zbatuese dhe koordinuese, duke plotësuar hallkën e munguar ndërmjet ministrisë dhe bashkive.”

Ky pr/ligj, përveç se përafron legjislacionin shqiptar me atë të BE-së, krijon një skemë licencimi për importin e drurit në Komunitetin Europian dhe mbi detyrimet e operatorëve që vendosin produkte druri në treg.

Tv Klan